Bizhuteri · Aksesorë · Dhurata
Lindur në male.Krijuar për t'u çmuar.
Bizhuteri dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes, të frymëzuar nga bukuria dhe legjendat e maleve shqiptare.
- Vathë
- Varëse
- Unazë
Na ishte një herë…
Na ishte një herë…
T huhet se zanat e malit u japin dritë atyre që i takojnë.
Çdo copë e jona mban pak nga ajo dritë.
Legjenda e Zanës
Katër kapituj nga malet e veriut, ku lind çdo copë e jona.

KapitulliI
Mali
Në veri, ku kullat e gurta rrinë nën majat e bardha, nata bie herët dhe dritarja e vetme e kullës ndizet si një gur i artë. Nga ky peizazh marrim linjat tona: të pastra, të qeta, të forta.

KapitulliII
Zana
Legjendat thonë se Zana e Malit ruan bjeshkët dhe u jep forcë atyre që i duan. Askush nuk e sheh, por të gjithë e ndiejnë. Ajo është shpirti i çdo cope që bëjmë: e lehtë, e ndritshme, e pathyeshme.

KapitulliIII
Besa
Fjala e dhënë vlen më shumë se ari. Nën krahët e shqiponjës, besa lidh njerëzit përtej kohës. Çdo copë që bëjmë mbart një premtim të heshtur: për dikë, për gjithmonë.

KapitulliIV
Trashëgimi
Xhubleta, qëndismat dhe zbukurimet e vjetra të grave të maleve: gjeometria e tyre jeton në copat tona. Motive që nënat i mbanin në vel, sot në një unazë apo varëse.
Tri dhuratat e Zanës
Thuhet se kur Zana të takon në shteg, të lë tri dhurata. Ne i vendosim në çdo copë.
Dhurata e parë
Drita
Një shkëlqim i butë që të gjen edhe në ditët më të zakonshme.
Dhurata e dytë
Forca
Guximi i bjeshkëve, për ta mbajtur kokën lart si majat.
Dhurata e tretë
Besa
Një premtim i heshtur, për veten ose për dikë që e do.
Thesari i Zanës
Në arkën e saj prej druri të malit, Zana ruan gjithçka që shkëlqen. Ja çfarë na la të ndajmë me ty.
- IVathëqë dëgjojnë këngën e erës
- IIGjerdanëpër t'u mbajtur pranë zemrës
- IIIByzylykërrathë drite rreth dorës
- IVUnazapremtime të vogla për gjithmonë
- VAksesorë flokëshpër gërshetat e zanave
- VIÇantapër thesaret e tua të vogla
- VIIShalletë buta si mjegulla e mëngjesit
- VIIISete bukuriejastëk mëndafshi, për gjumë si në përralla
…dhe çdo thesar vjen në kutinë e saj blu.
Zgjedhur me dorë, si thesar i vjetër.
Çdo copë që vjen te ti kalon më parë nëpër duart tona. E zgjedhim me durim, e shohim në dritë dhe e krahasojmë me motivet e vjetra të maleve. Vetëm atëherë e vendosim në kutinë e saj blu, gati për një histori të re.
- Zgjedhur një nga një
- Asnjë copë nuk vjen rastësisht: secila zgjidhet me sy e me zemër.
- Gjeometria e qëndismës
- Ritmi i motiveve tradicionale, i thjeshtuar në vija.
- Format e xhubletës
- Siluetat e veshjes së vjetër, të kthyera në harqe e rrathë.
- Format organike
- Gjethe, gurë lumi dhe pika vese nga bjeshkët.
…dhe jetuan të lumtur.
Dhe kështu, drita e Zanës udhëton sot në një kuti të vogël blu, te ti, ose te dikush që e do.
Shiko bizhuteritë



